Partizani dhe Emiliano Musta nuk do vazhdojnë më bashkëpunimin mes tyre.
Demat nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka njoftuar dhe ndërprerjen me konsensus të kontratës me lojtarin. Klubi e falenderon mbrojtësin për kontributin e dhënë me skuadrën e kuqe.
Njoftimi i plotë: FK Partizani njofton përfundimin e bashkëpunimit me Emiliano Mustën. Mbrojtësi 29-vjeçar dhe drejtuesit kanë vendosur të ndërpresin me mirëkuptim kontratën midis tyre.
FK Partizani falenderon Emiliano Mustën për kontributin e dhënë me fanellën e kuqe, duke i uruar njëkohësisht suksese në karrieren e tij sportive”, shkruhet në postimin e bërë nga Partizani. /f.a/abcnews.al