Tërmet në Shqipëri, ku ishte epiqendra

schedule22:00 - 10 Janar, 2022

schedule 22:00 - 10 Janar, 2022

Mbrëmjen e sotme një pjesë e territorit shqiptar është lëkundur sërish nga tërmeti. Në orën 21:25:30 Instituti i Gjeoshkencave ka regjistruar një tërmet me magnitudë 3, të shkallës rihter.  Epiqendra ka qenë në lindje të Pustecit me thellësi 10 km.

Në 24 orët e fundit në Bilisht dhe Pustec janë regjistruar 20 pasgoditje pas tërmetit të fuqishëm 6 ballë që goditi mbrëmë. Epiqendra mbrëmjen e djeshme ishte në Follorinë të Greqisë, por lëkundjet u ndjenë thuajse jo vetëm në pjesën juglindore, por edhe Shqipërinë e mesme. Dëme u shkaktuan në Devoll në disa banesa./ Abcnews.al