Zjarr, tym dhe tronditje! Momenti kur hidhet në erë me 20 kg eksploziv pallati në Durrës

schedule16:33 - 10 Janar, 2022

schedule 16:33 - 10 Janar, 2022

Ditën e sotme në Durrës u hodh në erë me eksploziv një pallat i shpallur i pabanueshëm si pasojë e dëmeve që pësoi nga tërmeti i nëntorit të 2019.

Pallati 8 katësh u rrëzua me 20 kg eksploziv. 700 pika u hapën brenda godinës për të futur tritolin.

Gazetari i “ABC” Leonidha Musai ka siguruar pamjet nga vendi i ngjarjes.

Si pasojë e shpërthimit të fortë disa prej banorëve të pallateve ngjitur janë ankuar për dëmet që u janë shkaktuar.

Ata pretendojnë se si pasojë e tronditjes së fortë jo vetëm xhamat, por u janë çarë muret e apartamenteve duke kërkuar dëmshpërblim./ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!