Zbardhet shkaku i krimit në Vaun e Dejës, 50-vjeçari vrau ish-gruan për kujdestarinë e vajzës

schedule20:43 - 9 Janar, 2022

schedule 20:43 - 9 Janar, 2022

Zbardhen të tjera detaje për krimin në familje që tronditi mbrëmjen e sotme Vaun e Dejës, pasi burri vrau ish-bashkëjetuesen dhe më pas tentoi të vrasë edhe veten. Gazetari Simon Shkreli mëson se shkak i ngjarjes së rëndë ka qenë konflikti që kishin për kujdestarinë e vajzës.

Autori Niko Hila dhe viktima Gjyle Topalli bashkëjetonin dhe prej një viti ishin të ndarë, ndërsa kishin edhe një vajzë. Pas ndarjes, 40-vjeçarja jetonte me babain e paralizuar dhe me vajzën 4 vjeçe.

Ngjarja ka ndodhur në oborrin e shtëpisë së viktimës. Mësohet se 50-vjeçari pasi vrau ish-gruan me kallashnikov është larguar, ka shkuar në shtëpinë e tij dhe në oborr ka qëlluar veten në pjesen e fytit. Ai ndodhet në spitalin e Traumës në Tiranë. g.v/abcnews.al