TIRANË- Dy persona janë plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme. ABC mëson se dy të plagosurit janë paraqitur në spitalin e “Traumës” në Tiranë ku po marrin ndihmë mjekësore, ndërsa raportohet se ngjarja ka ndodhur në afërsi të Niklës.
Të dy të plagosurit Gentjan Bejtja dhe Klodjan Stafuka janë nga Fushë Kruja. Burime për ABC raportojnë se inspektorë të krimeve të komisariatit të Krujës janë nisur për tek spitali i “Traumës” ku ndodhen dy të plagosurit të cilët pritet të merren në pyetje për të zbardhur ngjarjen.
/abcnews.al/