Vrau ish-gruan në Vaun e Dejës, reagon policia: Autori i vetëplagosur në spital

schedule18:06 - 9 Janar, 2022

schedule 18:06 - 9 Janar, 2022

Kjo e diel është tronditur nga një krim brenda familjes i ndodhur në Vaun e Dejës. Lidhur me këtë ngjarja policia sqaron se autor është N. H., rreth 50 vjeç, i cili ka qëlluar për vdekje ish-bashkëjetuesen e tij, Gjuliana Topallin, 40 vjeçe.

Shtetasi N.H pas krimit ka tentuar të vrasë veten dhe për pasojë ka mbetur i plagosur dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve në Spitalin Rajonal Shkodër.

Njoftimi i policisë:
Vau i Dejës/ Informacion paraprak Më datë 09.01.2022, rreth orës 16:44, në fshatin Nenshat, Bashkia Vau i Dejës, në rrethana ende të paqarta shtetasi N. H., rreth 50 vjeç, dyshohet se ka vrarë me armë zjarri ish bashkëjetuesen e tij, shtetasen Gj. T., 40 vjeçe.
Shtetasi N.H pas krimit dyshohet se ka tentuar të vrasë veten dhe për pasojë ka mbetur i plagosur dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve në Spitalin Rajonal Shkodër.

Grupi hetimor po  vijon punën për  sqarimin e rrethanave dhe zbardhjen e ngjarjes.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!