Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Protesta, ish-deputeti i PD: Të arrestohen organizatorët e dhunës, përfshi Berishën

schedule20:23 - 8 Janar, 2022

schedule 20:23 - 8 Janar, 2022

Ish-deputeti Fatos Hoxha e ka cilësuar një turp shfaqjen e sotme në PD, ku mbështetësit e Berishës tentuan me dhunë që të futen brenda selisë. Përmes një postimi në Facebook, Hoxha thekson se policia duhet të ndalojë autorët, organizatorët, nxitësit dhe urdhëruesit e dhunës, shkatërrimit të pronës dhe të pushtimit të institucioneve. Sipas ish-deputetit demokrat, nëse sot koka e krimit nuk arrestohet në flagrancë, atëherë shteti ligjor në Shqipëri është ëndërr dhe bëhet dot realitet.

Postimi i plotë:

Une sot nuk ndjehem i turperuar edhe pse jam PD-ist fanatik. Shfaqa qe pame sot ishte jo vetem e turpshme, por ishte edhe penale. Sot pame thyerje xhamash, shperthim dyersh, dhune dhe kacafytje. Sot PD dha nje shfaqe antipolitike te papare dhe te padegjuar ne historine e partitizmit boteror. Sot selia e PD u dhunua nga nje force e verber dhe pa tru, deri ne ate pike sa pa nderhyrjen e policise, dhuna nuk do ishte neutraliziar pa gjak dhe pa vikima.

Por une megjithate nuk ndjehem i turperuar, sepse une i kam rezistuar tundimit per tu bere pjese me njeren apo me tjetren pale. Une nuk jam bere pjese e dhunes dhe e konfliktit.

Une i jam bashkuar qe ne fillim shumices derrmuese te demokrateve qe kete konflikt e kane lexuar, e kane kuptuar dhe e kane denoncuar si konflikt qe behet per interesa te ulta private dhe korruptive.

Une i jam bashkuar asaj shumice qe nuk e sheh veten as ne te njejten kauze me antiamerikanizmin e Berishes dhe as me principialitetin fals te Bashes. Perplasja e sotme nuk ishte e demokrateve, por ishte vetem e horrave, ishte e Berishes dhe e Bashes, e askujt tjeter. Une nuk ndjehem i turperuar, sepse mbrojtja e shtetit ligjor nuk eshte as detyre e as pergjegjesi e imja.

Mbrojtja e shtetit ligjor eshte pergjegjesi e shtetit, mbrojtja e prones dhe e rendit juridik eshte pergjegjesi e shtetit, mbrojtja e jetes dhe shendetit te njerezve eshte pergjegjesi e shtetit.

Une e di me siguri se sot ka pasur atentat ndja prones, rendit juridik, shendetit dhe jetes se njerezve. Gjithashtu pashe se prokuroria vajti ne vendin e ngjarjes ne kohe rekord. Por nuk bindem dot se shteti ligjor po vepron, sa kohe qe policia ndalon anonimet, por refuzon te ndaloje autoret, organizatoret, nxitesit dhe urdherdhuesit e dhunes, shkaterimit te prones dhe pushtimit te institucioneve. Autoret e krimit i ndoqem live per se paku tre ore ne media. Nese sot koka e krimit nuk arrestohet ne flagrance, atehere shteti ligjor ne Shqiperi eshte enderr por nuk behet dot realitet. Une sot nuk ndjehem i turperuar, sepse une nuk jam pergjegjes per mungesen e shtetit ligjor ne kete vend. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!