Daja denoncon zhdukjen e mbesës, policia: Adoleshentja iku më dëshirë

schedule15:50 - 8 Janar, 2022

schedule 15:50 - 8 Janar, 2022

Një adoleshente 16-vjeçe është larguar nga banesa në Fier duke alarmuar familjen.

Daja i vajzës me inicialet D. B. ka bërë denoncimin në Komisariatin e Policisë Fier.

Policia thekson se nga verifikimit e kryera rezulton se 16-vjeçarja është larguar me dëshirën e saj.

Megjithatë nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier është bërë shpallja në kërkim dhe po punohet për gjetjen e saj dhe për sqarimin e plotë të ngjarjes./ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!