Pas përfundimit të protestës së thirrur sot nga ish-kryeministri Sali Berisha, kreu i PD Lulzim Basha ka hapur dyert e zyrës së tij për gazetarët.
Basha ka ftuar gazetarët të futen brenda selisë bashkë me kamerat e tyre për të pasqyruar gjendjen e saj pas vandalizmit nga ana e protestuesve.
Nga ana tjetër policia nuk e ka lejuar një gjë të tillë pas godina e PD është shpallur skenë krimi dhe tashmë policia dhe prokuroria po mbledhin prova për hetimin e plotë të saj.
Sekretari i Përgjithshëm i PD Gazment Bardhi ka tentuar të negociojë me efektivët të lejojnë gazetarët të futen brenda.
“Do japin deklaratë për mediat në zyrën e tyre. Nuk I ndaloni dot mediat të bëjnë transparencë për krimet që ka kryer sot Sali Berisha në godinën e demokratëve. Ju lutem hapni rrugën për përfaqësuesit e medias që të shikojnë krimin e shëmtuar që ka kryer Berisha’, tha Bardhi. m.v/Abcnews.al