Mbështetësit e Berishës hapin edhe derën e pasme, hiqen kamerat e sigurisë

schedule11:52 - 8 Janar, 2022

schedule 11:52 - 8 Janar, 2022

Një pjesë e protestuesve, mbështetës të Berishës para selisë blu kanë tentuar të thyejnë kamerat e vendosura në godinën e Partisë Demokratike.

Ata janë vendosur nga PD një ditë më parë për të mbajtur nën monitorim çdo episod të protestës dhe për të identifikuar çdo protestues që do të përdorë akte dhune.

Ndërkohë protestuesit kanë arritur të hapin edhe derën e pasme të godinës që i përket zyrave të Forumit Rinor të Partisë Demokratike. m.v/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!