Banorët e Unazës së Re janë ngritur edhe sot kundër projektit të “Unazës së Madhe”, nga i cili rrezikojnë shembjen banesat dhe pronat e tyre. Në ditën e 99 të protestës së tyre i janë bashkuar edhe deputetët e opozitës, si të PD-së ashtu edhe nga LSI.
Deputeti demokrat, Klevis Balliu nga protesta u shpreh se kryeministri Edi Rama ka kohë deri më datë 15 Shkurt që të largohet nga Shqipëria.
“Kjo është arsyeja pse qytetarët janë në protestë, janë kundër kësaj monstre që i ka rrjepur qytetarët shqiptarë. Siç thotë edhe Unaza, tik-tak, zoti kryeministër se ke kohë deri me 15 Shkurt, që të largohesh nga ky vend. Në këtë vend të bekuar nga Zoti, nuk ka vend për tradhëtarët. Do i bëja thirrje çdo qytetari dhe çdo efektivi të policisë për t’u ngritur kundër krimit, kundër këlyshve të Enver Hoxhës, për të mirëkthyer mirëqënien tonë si popull”, u shpreh ai.
Një nga banorët u shpreh se projekti është kriminal dhe nuk do lejojnë policinë bashkiake të prekë pemët. “Banorët e Unazës së Re janë kundër projektit, një projekt kriminal. Është dita e 99 këtë e bëjmë për t’i treguar Erion Velisë dhe G99, Elisa Spiropalit se këto janë pronë e ”Unazës së Re”./abcnews.al