Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Tragjedia në New York, shkon në 8 numri i viktimave nga shembja e një pallati në Brooklyn, vijojnë kërkimet

schedule14:50 - 12 Nëntor, 2026

schedule 14:50 - 12 Nëntor, 2026

Rritet në tetë numri i viktimave nga shembja e një ndërtese trekatëshe në New York, ndërsa 19 persona janë nxjerrë nga rrënojat. Disa prej të mbijetuarve ndodhen në gjendje kritike për jetën, bëri me dije Departamenti i Zjarrfikësve.

Operacionet e kërkim-shpëtimit vijojnë në lagjen Flatbush të Brooklyn-it, ku ndërtesa u shemb plotësisht.

Rreth 250 zjarrfikës dhe pjesëtarë të ekipeve të shpëtimit janë angazhuar në operacion, në përpjekje për të gjetur persona të tjerë që mund të kenë mbetur nën rrënoja.



Autoritetet po vijojnë punën në terren, ndërsa ende nuk janë bërë të ditura shkaqet që çuan në shembjen e ndërtesës.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!