Peru, pandemia ka lënë jetimë rreth 98 mijë fëmijë

schedule10:25 - 7 Janar, 2022

schedule 10:25 - 7 Janar, 2022

Në Peru për shkak të pandemisë së koronavirusit kanë mbetur jetim rreth 98 000 mijë fëmijë. Mediat e huaja bëjnë me dije se qeveria e vendit ka njoftuar se ky është një bilanc pikëllues në raport me popullsinë.

“Fatkeqësisht, vendi ynë është vendi që ka afro 98 mijë fëmijë që kanë humbur babanë, nënën apo kujdestarin gjatë pandemisë”,  ka thënë ministri  Anahi Durand, bazuar në të dhënat e publikuara nga revista mjekësore The Lancet.

Ndërkohë për të ardhur në ndihmë të këtyre familjeve, ministria po paguan një pension prej rreth 50 dollarë për më shumë se 18,000 familje, por numri i përfituesve pritet të zgjerohet, tha Durand.

Qeveria synon t’u japë gjithsej 83.664 fëmijëve dhe adoleshentëve jetimë, si dhe mbështetje psikologjike dhe arsimore./abcnews.al