Kili ka bërë të detyrueshëm dozën e katërt për personat mbi 55 vjeç, duke filluar nga e hëna e ardhshme. Presidenti Sebastian Pinera, njoftoi të enjten se nga 10 janari, një dozë e katërt e vaksinës Covid-19 do të jetë e disponueshme për personat me imunitet të dobët, për personat mbi 12 vjeç, dhe më pas për personat mbi 55 vjeç duke filluar nga muaji shkurt.
#YoMeVacuno ✌️
? Calendario de vacunación de Cuarta Dosis entre el 7 y el 13 de febrero de 2022:
▶ Cuarta dosis para personas de 55 años o más que hayan recibido su dosis de refuerzo hasta el 15 de agosto 2021 pic.twitter.com/ACk1FfoGoH
— Ministerio de Salud (@ministeriosalud) January 6, 2022
Kili ka shënuar rritje të rasteve gjatë ditëve të fundit për shkak të Omicron, ndërkohë që pjesa më e madhe e popullsisë është vaksinuar kryesisht me vaksina kineze.
Vendi ka regjistruar 1,817,300 raste dhe 39,207 viktima që nga fillimi i pandemisë.
/abcnews.al

