Qeveria vret dhjetëra protestues në Kazakistan

schedule10:22 - 6 Janar, 2022

schedule 10:22 - 6 Janar, 2022

Kazakistani është futur në një paralizë totale, pas protestave të shumta kundër qeverisë. Forcat e sigurisë në Kazakistan thanë se kanë vrarë dhjetëra rebelë antiqeveritar për të rivendosur rendin në Almaty, qyteti më i madh i vendit, shkruan The Economist

Protestat e shkaktuara nga rritja e çmimit të karburantit,  janë kthyer tashmë në protesta politike. Në një fjalim të dytë televiziv,Kassym-Jomart Tokayev tha në orët e para të së enjtes se ai i kishte bërë thirrje për ndihmë Organizatës së Traktatit të Sigurisë Kolektive (CSTO), një aleancë ushtarake e Rusisë, Bjellorusisë, Armenisë, Kazakistanit, Kirgistanit dhe Taxhikistanit.


Ai tha se bandat “terroriste” të stërvitura nga të huajt po “pushtonin” ndërtesa, infrastrukturën dhe po armatoseshin. Madje shtoi se kishin marrë pesë avionë, në aeroportin e Almatit.

Sipas mediave ndërkombëtare, parashutistët rusë tashmë kanë mbërritur në Kazakistan si pjesë e përpjekjes “paqes” të ndërmarrë nga CSTO, Organizata e Traktatit të Sigurisë Kolektive e përbërë nga gjashtë shtete ish-sovjetike.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!