Tirana kërkon ish-lojtarin e Kastriotit, Vllaznia tenton Vucaj, një Kongolez për Partizanin

schedule10:26 - 6 Janar, 2022

schedule 10:26 - 6 Janar, 2022

Tirana kërkon që në këtë merkato të spikasë lojtarë cilësorë për të ndihmuar lojtarët aktual në arritjen e objektivit titull. Bardh e blutë duke parë situatën me sulmuesin Majkëll Ngo, i cili duhet të operohet në gju dhe pritet të mungojë më shumë se 3 muaj, drejtuesit kërkojnë një alternativë tjetër për repartin e sulmit.

Ish-lojtari i Kastriotit, David de Silva, me shumë mundësi mund të veshë fanellën e Tiranës në këtë pjesë të sezonit, dhe për sulmuesin ky do të ishte një rikthim në superiore pas eksperiencës me krutanët një sezon më parë.

Një tjetër rikthim pritet të ndodhi në Abissnet Superiore. Këtë herë është Vllaznia ajo e cila kërkon rikthimin e mesfushorit shkodran, Erion Vucaj.

Sipas “Panorama Sport” palët kanë nisur kontaktet më njëra-tjetrën për të arritur një marrëveshje dhe Vucaj të mund të veshë përsëri fanellën e Vllaznisë, teksa ka qenë më parë pjesë e shkodranëve tre sezone më parë.

Partizani nga ana tjetër po punon intensivsht për të arritur akordin me “fiksimin” e vjetër të tyre, ku “Panorama Sport” bën me dije se demat kanë arritur marrëveshjen me një lojtar kongolez, Shandrel Zherod Masanga Matondo, i cili thuhet së është dëshirë e vjetër e drejtuesve.

Mesfushori kongolez pritet të zbarkojë së shpejti në Tiranë për të konkretizuar edhe marrëveshjen mes palëve, ku do të mësohet edhe mënyra e trasnferimit të tij, teksa aktualisht mesfushori është lojtar i lirë. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!