SHBA vendos sanksione të reja ndaj Millorad Dodik: Është vetëm fillimi

schedule16:37 - 5 Janar, 2022

schedule 16:37 - 5 Janar, 2022

Departamenti amerikan i Thesarit ka njoftuar për zgjerimin e sanksioneve për vepra korruptive, në të cilat është përfshirë anëtari serb i Presidencës së Bosnje e Hercegovinës, Millorad Dodik.

Siç thuhet në njofim, sanksionet janë vendosur edhe ndaj Televizionit ‘Alternativa’ nga Banja Lluka, që ndërlidhet me Dodikun.

Më herët, ministrja e Jashtme e Bosnje dhe Hercegovinës, Bisera Turkoviç, tha se të mërkurën më 5 janar, pritet të shpallen sanksione nga ana e Shteteve të Bashkuara të Amerikës kundër individëve nga Bosnje dhe Hercegovina, shkruan Express.

Në nëntor të vitit të kaluar, Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Antony Blinken njoftoi se Shtetet e Bashkuara, të cilat ndërmjetësuan në arritjen e Marrëveshjes së Paqes së Dejtonit për Bosnje e Hercegovinën në vitin 1995, mund të vendosin sanksione ndaj atyre që përpiqen të tërhiqen në mënyrë të njëanshme nga institucionet shtetërore ose të destabilizojnë marrëveshjen.

Shefja e diplomacisë së Bosnje e Hercegovinës, Turkoviç, tha para gazetarëve më 5 janar se sanksionet do të shpalleshin gjatë ditës, duke bërë të ditur se për këtë çështje ishte punuar për një kohë të gjatë.

Ajo tha se ekziston një qëndrim i harmonizuar i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian dhe se ky nuk do të jetë fundi, por vetëm fillimi i vendosjes së sanksioneve.

Turkoviç tha se ajo pret gjithashtu që ata që vendosin sanksione të sqarojnë detajet dhe të listojnë entitetet ndaj të cilëve aplikohen ato.Kujtojmë se disa javë më parë SHBA vendosi sanksione edhe në veri të Kosovës.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!