Nga erdhën dhe ku ikën? Kamerat kapën killerat e atentatit në “Don Bosko”

schedule14:58 - 5 Janar, 2022

schedule 14:58 - 5 Janar, 2022

Nga Xhensila Kodra

Për policinë, objektiv i atentatit me një të vrarë e 4 të plagosur dje në “Don Bosko” në Tiranë ishte 41 vjeçari Edmond Crroj. Hetuesit kanë ngritur dyshimet se atentatorët kanë pritur momentin kur objektivi dhe dy nipërit të takoheshin së bashku dhe ndaj tyre të hapej zjarr. Si pistë kryesore po hetohet ajo e përplasjes për çështje droge.

Kjo, nisur edhe nga precedenti i mëparshëm që objektivi Edmond Crroj kishte në Itali. Ai është hetuar në vendin fqinj në fushën e narkotikëve. Në vendngjarje nuk është mundur të sigurohet asnjë provë e vlefshme për hetimet.

Lexo edhe: Objektivi i atentatit në Don Bosko ishte daja i viktimës, si u mbajt në vëzhgim

Për të identifikuar atentatorët, janë sekuestruar një sërë kamerash sigurie. Ato kanë fiksuar momentin kur mjeti tip “Mercedes Benz e class” i autorëve vjen nga rruga kryesore dhe sapo kthehet përballë lokalit, një nga 3 personat që ndodhej brenda hap zjarr në drejtim të tavolinës ku ishte ulur Crroj, dy nipërit dhe një miku i tyre.

Më pas, autorët largohen po nga e njëjta rrugë që edhe erdhën. Disa kamera sigurie përgjatë zonës, kanë zbuluar se autorët janë larguar në drejtim të Krujës. Menaxheri i lokalit ku ndodhi ngjarja tregon se pak minuta para se të ndodhte krimi, në tavolinë ndodheshin edhe gratë e tyre.

Lexo edhe: Atentati në Tiranë, zbardhet dëshmia e të plagosurve, autorët profesionistë nuk lanë asnjë gëzhojë

Mbrëmjen e djeshme policia ka marrë në pyetje dy nga katër të plagosurit që ndodhen në Spitalin e Traumës. Dëshmia e mikut të viktimës, Arben Danit dhe ajo e 19 vjeçarit Azbi Selimaj nuk i ka ndihmuar hetuesit për të identifikuar autorët.

Lexo edhe: Menaxheri rrëfen ç’i panë sytë: 5 minutat që shpëtuan gratë nga plumbat

Ky i fundit ishte klient i rastësishëm i ulur në tavolinën ngjitur. Ata kanë pohuar se nuk kanë mundur të shohin asgjë vetëm kur janë hasur me breshërinë e plumbave.

Bilanci i atentatit në Tiranë

Viktima
Erion Çela

Të plagosur
Blerim Çela 28 vjeç i dëmtuar në këmbën e djathtë dhe fytyrë, vëllai i viktimës
Arben Dani 46 vjeç i dëmtuar në këmbë
Azbi Selimaj 19 vjeç i dëmtuar në shpatull
Edmond Crroj 41 vjeç i plagosur në bark dhe këmbë

/ Abcnews.al