Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Shpejtësi dhe të dehur në timon, policia ndëshkon shoferët e pabindur në Tiranë

schedule13:45 - 5 Janar, 2022

schedule 13:45 - 5 Janar, 2022

Policia Rrugore vijon punën për parandalimin e aksidenteve dhe respektimin e rregullave të qarkullimit.

Në ditët e para të vitit 2022 është bërë i mundur ndalimi i 5 shoferëve që kanë drejtuar makinën në gjendje të dehur duke rrezikuar veten dhe të tjerët.

Gjithashtu janë proceduar administrativisht dhjetëra shoferë për shkelje të rregullave të qarkullimit në drejtimin e automjetit.

Ndër të tjera bëhet me dije se janë proceduar 1130 automjete të ndryshme, për qëndrim dhe pushim në kundërshtim me sinjalizimin rrugor dhe rregullat e qarkullimit.

Njoftimi i plotë:

Duke marrë parasysh sjelljet e rrezikshme që janë manifestuar gjatë festës së ndërrimit të viteve dhe po vijojnë edhe në ditët e para të janarit, rrugorët e kryeqytetit kanë organizuar kontrolle të dedikuara ndaj mjeteve që janë burim për ngjarje rrugore, duke u fokusuar kryesisht te mjetet me xhamat ballorë të errësuar, për mosrregullimin e shpejtësisë, përdorimin e celularit, parakalimet e gabuara, drejtimin e mjeteve me shpejtesi mbi normat e lejuara apo nën efektin e alkoolit.

Në funksion të kontrolleve parandaluese janë konstatuar dhe:

? Janë arrestuar 5 drejtues automjetesh, të cilët janë kapur duke drejtuar mjetet, në gjendje të dehur ose pa leje drejtimi;

? Janë proceduar administrativisht 23 drejtues mjetesh, për mosrregullim shpejtësie në qendrat e banuara dhe gara shpejtësie;

? Janë proceduar administrativisht, për zhurma shqetësuese nga mënyra e drejtimit të mjeteve, 6 drejtues automjetesh sportive;

? Janë proceduar administrativisht 29 drejtues mjetesh, për errësim të xhamit parapritës;

? Janë proceduar administrativisht 131 drejtues mjetesh, për përdorim të aparatit celular gjatë drejtimit të mjetit;

? Janë proceduar administrativisht me pezullim të lejes së drejtimit, 39 drejtues mjetesh, për shpejtësi mbi normat e lejuara;

? Janë proceduar administrativisht, për drejtimi mjeti nën efektin e alkoolit, 22 drejtues mjetesh;

? Janë proceduar administrativisht për parakalime të gabuara, 56 drejtues mjetesh;

? Janë proceduar 1130 automjete të ndryshme, për qëndrim dhe pushim në kundërshtim me sinjalizimin rrugor dhe rregullat e qarkullimit;

? Janë shoqëruar për verifikim, për llogari të strukturave të tjera policore, 12 automjete me targa regjistrimi të shteteve të tjera./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!