Në Durrës janë shënuar dy raste të pacientëve të prekur me virusin AH1N1. Mjekët konfirmojnë se njëri prej pacientëve pasi mori kurim është dërguar në shtëpi, ndërsa tjetri në gjendje më të rëndë ndodhet në reanimacion prej tre ditësh. Në Durrës janë regjistruar raste edhe me sëmundjen e fruthit.
Një 67-vjeçar u paraqit në spitalin rajonal të Durrësit pasi kishte probleme në rrugët aspiratore si dhe sëmundje të tjera shoqëruese. Nga analizat rezultoi i prekur edhe me virusin AH1N1. Shefi i repartit infektiv, Izet Alia, tha se gjatë kësaj periudhe ka patur dy të prekur me këtë virus. Një pacient u shërua dhe doli nga spitali. Ndërsa tjetri prej tre ditësh po mbahet në reaminacion.
“Nga 10 raste, 8 raste kanë ardhur negativ, kurse dy raste në një rast është shëruar. Kurse një rast tjetër që është me sëmundje kronike është i pashëruar dhe ndodhet në repartin e terapisë intensive”.
Gjatë këtyre ditëve në Durrës është shfaqur edhe sëmundja e fruthit. Katër prej pacientëve ishin në gjendje të rëndë, por që u mjekuan në kohë.
“Situata në qytetin e Durrësit kemi pasur katër raste të konfirmuara, por të gjithë rastet është bërë vaksinë në familje dhe në qendrën e punës”.
Simptomat e “gripit të rëndë” janë të njëjta me ato të gripit të zakonshëm: temperaturë, kollë, dhimbje fyti, dhimbje trupi, dhimbje koke dhe plogështi. Komplikim më i shpeshtë i sëmundjes është pneumonia./abcnews.al