Kastrioti është njëra nga skuadrat e cila nuk ka arritur të grumbullojë pikë gjatë pjesës së parë të sezonit, duke u renditur në vendin e fundit të tabelës së klasifikimit.
Gjatë kësaj merkatoje lëvizjet te skuadra krutane nuk kanë qenë të shumë, me drejtuesit që nuk kërkojnë të ndryshojnë shumë skuadrën, por kërkojnë që të bëjnë afrime cilësore, për të tentuar deri në fund qëndrimin në superiore.
Sipas “Panorama Sport” dy largime dhe tre afrime, kjo është panorama e skuadrës së Kastriotit deri tani. Lojtari i tretë që i është bashkuar krutanëve është ish-sulmuesi i cili ishte pjesë e Vllaznisë gjatë pjesës së parë të këtij sezoni. Bëhet fjalë për sulmuesin brazilian Kaina Nunes da Silva Amarante, i cili është parë të stërvitet me skuadrën e Kastriotit, ndërsa nuk gjeti shumë hapësira te shkodranët dhe te krutanët kërkon minutat e tij.
Nunes më parë ka luajtur edhe për Besën në Kategorinë e Parë, ku në 15 ndeshje ka shënuar 7 gola. /f.a/abcnews.al