Një punonjës policie është aksidentuar në Korçë. Gazetarja Ledjona Xheladinaj bën më dije se aksidenti është regjistruar në afërsi të fshatit Lumalas.
Burime për abcnews.la bëjnë me dije se drejtuesi i makinës ishte shtetasi Xhelal Ahmetaj.
Sipas të dhënave mësohet se polici është përplasur nga një automjet, i cili po lëvizte me shpejtësi tej normave të lejuara. I plagosuri është transportuar me urgjence drejt spitalit të Korçës dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Sakaq, është arrestuar drejtuesi i mjetit. g.v/abcnews.al