Plumba në bark, gjymtyrë dhe fytyrë, si është gjendja e 4 të plagosurve në Tiranë

schedule17:21 - 4 Janar, 2022

schedule 17:21 - 4 Janar, 2022

Një atentat përgjaku Tiranën këtë fillimvit. Një i vdekur dhe 4 të plagosur është bilanci si pasojë e breshërisë së kallashnikovit në një lokal në zonën e “Don Boskos” në kryeqytet.

Gazetarja Xhensila Kodra raporton se autorët kanë qëlluar nga jashtë në drejtim të lokalit, ku ishin ulur personat. Si pasojë një prej tyre humbi jetën në vend, ndërsa 4 të tjerë janë dërguar në spitalin e Traumës.

Lexo edhe: Si ndodhi atentati në Tiranë? Tre killerat me “Benz” hapën zjarr me kallash në lëvizje

Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se i vrarë ka mbetur Erion Çela. Ndërkaq, Arben Dani 46 vjeç është plagosur në këmbë. Azbi Selimaj, 19 vjeç i dëmtuar në shpatull. Blerim Çela 28 vjeç është dëmtuar në këmbën e djathtë dhe në fytyrë. Ky i fundit është vëllai i viktimës.

Autorët kanë qenë në një automjet “Benz” me targa Aa125uk, me ngjyrë të zezë dhe kanë qëlluar në drejtim të lokalit. Mësohet se brenda në mjet kanë qenë tre persona të armatosur.

Sakaq, të plagosurit janë futur në sallën e operacionit dhe janë në rrezik për jetën, pasi kanë marrë plumba të shumtë.  Ende nuk dihet objektivi i këtij atentati, ndërsa policia ka ngritur postblloqe. g.v/abcnews.al