“Të zhduk familjen”, si iu bë “pritë” shoferit të konteinerit me 119 kg kokainë: Jemi shteti, hape krahun

schedule12:46 - 2 Janar, 2022

schedule 12:46 - 2 Janar, 2022

Jemi shteti, hape krahun”. Kështu i janë drejtuar 4 të maskuarit që i prenë rrugën shoferit të kontejnerit me banane ku u gjetën 119 kg kokainë të nisura nga Amerika Latine drejt magazinave të kompanisë Zico Sh A në zonën e Vaqarit.

Gjithçka ka nisur në një nga portet e Ekuadorit. Droga u gjet pikërisht në kontejnerin me banane të nisur nga Amerika Latine dhe që kishte kaluar transit në portin e Goia Tauro në Itali. Autoritetet doganore në vendin fqinj kanë konstatuar se kontejnerit i mungonte plumbçja apo vula. Për këtë arsye kanë ushtruar kontroll dhe kanë vënë re mungesë të arkave me banane.

Pas kësaj kontejneri është mbyllur, riplumbosur. Kontejneri ka mbërritur në portin e Durrësit dhe pas zhdoganimit dhe kontrollit në skaner ka rezultuar i pastër dhe ka dalë nga porti, me destinacion magazinat e firmës në periferi të Tiranës. Por në afërsi të fshatit Romanat në rrugën nacionale Durrës-Tiranë kamioni është ndaluar nga  persona ende të paidentifikuar, të cilët për disa minuta kanë ushtruar kontroll në kamion dhe në kontejner dhe më pas janë larguar me shpejtësi.

Lexo edhe: Kontenjeri me 119 kg kokainë, lihet në burg administratori dhe shoferët

Abcnews.al ka mundur të zbardhë detaje se si ka ndodhur ngjarja, referuar dëshmive të të arrestuarve, të cilët u lanë sot nga gjykata në burg. Ata janë Marson Murataj, 34 vjeç, banues në Tiranë, administrator i firmes import-eksporti me vendet e Amerikës Latine, Gëzim Kalaja dhe Hasan Saliu drejtues të automjeteve të firmës.

Si ndodhi ngjarja sipas shoferit?

Administratori i kompanisë ka deklaruar se kontenjeri që kishte sjellë ngarkesën Hasani (shoferi) është i çrregullt dhe se atij i kanë dalë në rrugë dhe i kanë thënë se hapte krahun. Ai ka ndaluar dhe personat e maskuar i kanë kontrolluar kontenjerin. Midis të tjerave administratori ka thënë se shoferin e kanë kërcënuar me familje dhe më jetë. I kanë hapur kontenjerin, kanë kontrolluar mallin dhe pasi janë larguar personat i kanë lënë derën hapur të kontenjerit me disa kuti në tokë.

Siç i ka përshkruar ai ishin 4 persona të veshur me të zeza, me kapuça dhe fytyrën e kishin të zënë me një golf. Në grup siç ishin i kanë dalë para dhe i kanë thënë ne jemi “shteti, hape krahun këtu”. Në këtë moment në sendiljen e parë të pasagjerit i ka hipur njëri prej tyre.

Në këtë situatë shoferi ka hapur krahun në hyrje të karburant Kastratit dhe njëri prej personave të maskuar i ka thënë “mbylle gojën se do të zhduk familjen po hape gojën”. Kurse tre personat e tjerë kanë shkuar në pjesën fundore të kontenjerit, kanë hyrë brenda dhe ku ka ndenjur rreth 30 minuta duke “kontrolluar”. Pasi kanë zbritur i kanë çarë gomat e kontejnerit dhe kanë ikur në drejtim të rrugës nacionale për në Durrës.

Teksa ata u largua shoferi ka zbritur  dhe ka parë se goma e krahut të pasagjerit ishte e rënë. Duke kontrolluar ka shkuar tek dera e pasme e kontenjerit dhe ka parë që arkat e bananeve ishin të lëvizura. Pasi ka sistemuar arkat ka mbyllur derën e kontenjerit dhe është nisur me gomë të rënë në drejtim të një karburanti ku ka hapur krahun.

Lexo edhe: EKSKLUZIVE/ Misteri pas konteinerit me “të bardhë”, një grup vodhi drogën në Itali, të tjerë e ndaluan për kontroll në Durrës

Aty ka njoftuar punonjësit e firmës Zico Sha, shtetasit Edi Shkreta dhe Petrit Demishaj, të cilëve u ka thënë që t’i sillin gomat. Pasi ka pritur 2 orë ka ardhur shoferi tjetër i firmës Gëzim Kalaja i cili e ka ndihmuar dhe rreth orës 21:30, ka shkuar tek magazinat e kompanisë Zico sha, në Vaqarr, Tiranë. Më pas me datë 29 për këtë ngjarje ka komunikuar me menaxherin Marson Murataj, të cilit i ka shpjeguar situatën që kishte ndodhur. be.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!