Greqia regjistroi 40 560 të infektuar dhe 76 humbje jete në 24 orë

schedule18:16 - 31 Dhjetor, 2021

schedule 18:16 - 31 Dhjetor, 2021

Në 24 orët e fundit në Greqi janë regjistruar 40 560 raste të reja me koronavirus, 32 prej të cilave u regjistruan në pikat hyrëse të vendit. Numri total i të infektuarve në vend shkon në 1,210,853, prej të cilëve 50.3% janë meshkuj.

Sa i takon rasteve të konfirmuara në shtatë ditët e fundit, 231 janë persona që kanë udhëtuar jashtë dhe 1,386 janë raste kontakti.

Rastet fatale për sot ishin 76, ndërsa që nga fillimi i pandemisë bilanci total shkon në 20,790. 95.2% prej të cilëve kishin sëmundje shoqëruese dhe/ose ishin mbi 70 vjeç. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!