Qeveria në Greqi është duke menduar që të shtrëngojë më tej masat anti-covid ndërkohë që varianti i ri i koronavirusit përhapet me shpejtësi. Ndërsa rastet në ditët e fundit janë rritur ndjeshëm ndërsa masat kufizuese u shtynë më herët gjatë muajit, qeveria e vendit po planifikon që të ndërhyjë në mënyrë që të ndalojë përhapjen e virusit.
Me qëllim që të shtohet mbulesa vaksinale, pritet që për personat mbi 40 vjeç vaksinimi të bëhet i detyrueshëm. Megjithatë diskutimet nuk janë mbyllur ende.
Shkencëtarët besojnë se vaksina është çelësi për t’u mbrojtur kundër variantit të ri të koronavirusit Omicron, pasi deri më tani ka rezultuar se të vaksinuarit zhvillojnë formë të lehtë sëmundjeje ndërsa mundësi për t’u shtruar në spital ulet.
Që nga fillimi i pandemisë e deri më sot Greqia numëron 1,13 milionë të infektuar dhe 20,636 humbje jete nga Covid-19. /abcnews.al/