I pa jetë pranë një makine, pamjet nga vendi i ngjarjes ku tritoli vrau 27-vjeçarin në Cërrik

schedule13:29 - 30 Dhjetor, 2021

schedule 13:29 - 30 Dhjetor, 2021

Erion Rexhepi., 27 vjeç, banues në Cërrik, humbi jetën mesditën e sotme pas një shpërthimi të një lënde plasëse. Ngjarja e rëndë është shënuar rreth orës 12:15, në aksin rrugor Elbasan-Belsh, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i lagjes nr. 3”, Cërrik.

Në rrugë, dyshohet se aksidentalisht, Erion Rexhepi., 27 vjeç, i ka shpërthyer një sasi lëndë plasëse në dorë dhe për pasojë ka humbur jetën.

Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë po vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./abcnews.al/