Basha: Nuk do të ketë hapje negociatash në Qershor

schedule10:38 - 7 Shkurt, 2019

schedule 10:38 - 7 Shkurt, 2019

Në fjalën e tij të mbajtur në seancën parlamentare të kësaj të enjte, kryeopozitari Lulzim Basha u shpreh se disa prej politikanëve të mazhorancës kanë marrë mesazhe në Berlin se nuk do të ketë hapje negociatash në Qershor për Shqipërinë. Sipas kryetarit të PD-së, rrugëzgjidhja e vetme politike është një qeveri tranzitore dhe zgjedhjet e parakohshme.

“Nuk ka asnjë rrugë zgjidhje tjetër politike përveç një qeverie tranzitore dhe zgjedhjeve të parakohshme të garantuara në mënyrë të tilë që këtu të mos ketë parlamentarë që vcijnë falë paktit meë krimin. Ne shteruam çdo rrugë politkke. Ne e kemi të qartë pse e rrëzuat vetingun në politikë. As Shqipëria as Europa nuk do lejojë më që të vazhdoni maskaradën tuaj. Disa prej jush i keni marrë mesazhet në Berlin. Nuk do të ketë hapje negociatash për Shqipërinë në Qershor. Përgjegjësi i vetëm për këtë është kryehajduti që tashmë është ekspouar se është ulur në atë karrige me votat e kriminelëve”, tha Basha.

Sipas Bashës, vendi është në krizë ekonomike dhe shqiptarët jetojnë me më pak se 5 dollarë në ditë.

“Vendi është në krizë ekonomike dhe të vetmit që lundrojnë në luks janë politikanët e lidhur me oligarkinë sepse si asnjëherë tjetër kjo sallë nuk i takon qytetarëve shqiptarë, por e ka lidhur me ata që Zëri i Amerikës jua plasi në fytyrë javën e kaluar. Mirëqënia vithiset nga javë në javë. Ndërsa familjet e gjysmës së popullsisë shqiptare jetojnë më pak se 5 dollarë në ditë. A duan t’ia dinë këta? Sigurisht që jo”, tha Basha./abcnews.al