Video virale në Serbi: Vuçiç në konferencë, Vulin qesh dhe flet me veten

schedule10:07 - 30 Dhjetor, 2021

schedule 10:07 - 30 Dhjetor, 2021

Një situatë e pazakontë është regjistruar sot nga kamerat gjatë konferencës për media të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, të cilën e mbajti në Pallatin e Serbisë.

Teksa presidenti i Serbisë ka folur për “akuza sekrete”, krahu i tij e djathtë, ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Aleksandar Vulin, ka pasur një diskutim të gjallë me veten e tij.

Meqenëse kamera nuk arriti të regjistrojë zërin për shkak të distancës nga ministri serb, nuk dihet përmbajtja e bisedës që Vulin ka pasur me veten e tij, por ajo që mund të shihet është se Vulin në një moment ka arritur madje edhe të qeshë.

Momenti është shpërndarë në rrjetet sociale dhe është bërë viral në Serbi, mëngjesin e sotëm.

Mbetet për t’u parë sesi do të reagojë Vuçiç pasi ta sheh videon ku ministri i tij në njëfarë forme dukej i mërzitur dhe bënte gjestikulacione, duke aluduar edhe sikur po e imiton shefin e tij. g.v/abcnews.al