Ditët e fundit Greqia ka qenë nën trysninë e lëkundjeve të herëpashershme të tërmetit. Mëngjesin e të mërkurës ajo është goditur nga një tërmet 5.7 i shkallës rihter ndërsa sot është regjistruar një tërmet me magnitutë 4.2 ballë i shkallës rihter.
Mediat greke bëjnë me dije se epiqendra e tërmetit ka qenë në Kretë, në një zonë 7 km në jugperëndim të Arkalochorit, me thellësi 5 km.

Tërmeti i ri ka tronditur banorët e zonës dhe është ndjerë në Heraklion dhe në pjesën më të madhe të Kretës lindore./abcnews.al

