Ngjarjet e grabitjeve të institucioneve financiare në Shqipëri , shpesh janë konkurruese me grabitjet spektakolare që ndodhin jashtë vendit. Një prej institucioneve financiare që nuk i janë “shqepur” hajdutët është Kredo.al. Sërish ditën e sotme filiali i këtij institucioni për dhënie kredie ka rënë pre e hajdutëve, por këtë herë në Korçë.
Realizimin e kësaj vjedhjeve e ka kryer një 30 vjeçar, banues në fshatin Vashtëmi, Maliq rreth orës 15:45. Me një pistoletë lodër i riu ka hyrë në zyrat e Kredo dhe ka marrë një shumë të caktuar prash. Arratia e tij nuk ka zgjatur shumë, pasi policia e ka lokalizuar dhe e ka kapur brenda disa minutash nga vjedhja.
Por, ky nuk është rasti i vetëm që Kredo.al ka rënë pre e vjedhjes. Më herët i janë grabitur disa pika, në Tiranë, Durrës dhe më e fundit në Dibër. Më 21 dhjetor një person i maskuar me kapuç dhe me thikë ka grabitur një sasi parash në një pikë të Kredo në Peshkopi, raporton abcnews.al.
“Rreth orës 10.00, në një filial banke në qytetin e Peshkopisë, një person i maskuar me kapuç, nën kërcënimin e një mjeti prerës dyshohet se ka marrë një shumë parash dhe është larguar. Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes, po këqyren kamerat e sigurisë dhe po fiksohet çdo provë me qëllim identifikimin e autorit. Shërbimet e policisë kanë ngritur pika kontrolli në hyrje-daljet e qytetit, për kapjen e autorit“, thuhej në njoftimin e policisë.
Më 23 janar të këtij viti është vjedhur pika e këtij institucioni në Tiranë. Kamerat e sigurisë filmuan momentin kur Kristi Çinari grabiti Kredo.al. Në “Rrugën Bardhyl” në zonën e Porcelanit Çinari vodhi një shumë prej 1 mln lekësh të vjetra duke kërcënuar punonjësit me armë.
Lexo edhe: Momenti kur 21-vjeçari futet në Kredo.al i maskuar dhe me çadër
Çinari ishte dhe autori i grabitjes së farmacisë së ndodhur një natë më parë. Grabitja në farmaci ndodhi rreth orës 21:00 pas shkollës “Sami Frashëri”. I riu ishte dhe autor i disa vjedhjeve të tjera. Kredo ka rënë edhe vite të tjera pre e vjedhjes. Në 2020 person i maskuar me shall dhe me kapele dhe i armatosur me pistoletë në dorë, pasi ka kërcënuar punonjëset e kësaj pike ka arritur të marrë një sasi prej 100 mijë lekësh. Ngjarja ka ndodhur në lagjen numër 4, pranë busti të “Azem Hajdarit” në një zonë jo shumë të populluar, por edhe me kamera të shumta. be.k/abcnews.al