Egnatia ka konfirmuar edhe dy largime të tjera pas mbylljes së pjesës së parë të sezonit.
Në total numri i tyre ka shkuar në gjashtë dhe pritet të rritet edhe më shumë.
Ditën e sotme është njoftuar largimi i mbrojtësit Mario Teqja dhe mesfushorit Arbër Ccyrbja.
Më parë kanë mbyllur bashkëpunimin me Egnatian edhe Uros Duric, Arsenio Valpoort, Glejdis Ndraxhi dhe Criss Gadi. / abcnews.al