Ambasada e SHBA-së përgëzon Policinë e Shtetit dhe Prokurorinë

schedule15:31 - 6 Shkurt, 2019

schedule 15:31 - 6 Shkurt, 2019

Ambasada e Shteteve të Bashkuara përgëzon Policinë e Shtetit dhe zyrën e Prokurorisë së Krimeve të Rënda për suksesin e operacionit “Rruga e Gabuar”.

Të shtunën e kaluar në kuadër të këtij operacioni u vunë në pranga 32 shtetas shqiptar të përfshirë në kalimin e paligjshëm të njerëzve përtej kufirit dhe prodhimin e dokumentave të falsifikuara.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara shkruan në Facebook: “Përfshirja e Shërbimit të Sigursë Diplomatike, dega e zbatimit të ligjit e Departamentit të Shtetit, tregoi mbështetjen tonë për luftën ndaj rrjeteve ndërkombëtare të krimit të organizuar”.

Ndërkohë që shprehet se: “Shërbimi i Sigurisë Diplomatike është i angazhuar për të bashkëpunuar për hetimet penale me Policinë e Shtetit dhe zyrën e Prokurorisë, me qëllim shkatërrimin dhe çmontimin e këtyre rrjeteve”./abcnews.al