Ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka, i arrestuar për skandalin me inceneratorët do dalë përballë gjykatës më datë 2 janar. Siç raporton gazetari Ermal Vija, pas Apelimit të vendimit të shkallës së parë nga Koka për masë sigurie më të butë Gjykata e Apelit ka caktuar edhe datën kur do zhvillohet seanca për caktimin e masës së sigurisë ndaj tij.
Pak ditë më parë Gjykata e Posaçme la në burg ish-ministrin. Koka u arrestua më 14 dhjetor për aferën korruptive të inceneratorëve. Arrestimi i tij erdhi pas hetimeve nga SPAK.
Lefter Koka akuzohet nga SPAK për shpërdorim detyre, korrupsion dhe pastrim parash. 57-vjeçari që ishte ministër i Mjedisit nga viti 2013 deri në 2017 në mandatin e parë të qeverisë Rama gjatë koalicionit me LSI-në, ka qenë më herë deputet dhe kryetar i bashkisë së Durrësit. g.v/abcnews.al