A është Instagrami i sigurt për t’u përdorur nga fëmijët?

schedule07:20 - 28 Dhjetor, 2021

schedule 07:20 - 28 Dhjetor, 2021

Instagram është një rrjet social i cili, sipas krijuesve të tij, krijon histori me imazhe. Ky rrjet social përdor kryesisht foto dhe video. Sidoqoftë, mund të pyesni veten: “A është Instagrami i sigurt për t’u përdorur nga fëmijët?”

Ashtu si Twitter, gjithçka që postoni në Instagram është publike. Përdoruesit e tjerë mund t’i shikojnë këto postime, me ose pa llogari në Instagram.

Gjithashtu, si Twitter, Instagram përdor ‘hashtagët’ që lejojnë përdoruesit e tjerë të gjejnë foto duke parë ‘hashtagët’ që përdoruesit shtojnë në titujt e tyre.

Shumica e njerëzve e përdorin aplikacionin për të ndarë fotot që kanë bërë me veten, miqtë e tyre, vendet që kanë vizituar, objektet që kanë pëlqyer, ushqimet që kanë shijuar etj. Duket si një mënyrë e padëmshme për t’u argëtuar. Personat e famshëm dhe markat e njohura kanë llogari në Instagram.

Mos harroni se Instagrami është krijuar për të rritur dhe jo për fëmijë apo adoleshentë, ndaj përgjigjja e shkurtër e pyetjes “A është Instagrami i sigurt për fëmijët?” është: jo./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!