Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Maminas-Marikaj.
Një automjet me drejtues M. S., 25 vjeç, ka përplasur shtetasin këmbësor R. S., rreth 73 vjeç. Ai është dërguar në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
“Rreth orës 18:15, në aksin rrugor Maminas-Marikaj, një automjet me drejtues shtetasin M. S., 25 vjeç, ka përplasur shtetasin këmbësor R. S., rreth 73 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, njofton policia. /Abcnews.al