COVID, rreth 2 mijë raste më pak se në tetor e nëntor, gjysma e të infektuarve në Tiranë

schedule17:14 - 27 Dhjetor, 2021

schedule 17:14 - 27 Dhjetor, 2021

Nga Ajgena Korbi

Kurba e të infektuarve me COVID ka vijuar rënien dhe gjatë dhjetorit, por duket se nuk do të vazhdojë këtë tendencë pas festave. “Omicron” varianti tepër i transmetueshëm i koronavirusit po qarkullon në vend dhe ekspertët e shëndetit publik kanë paralajmëruar rritje të të prekurve në janar dhe shkurt.

Aktualisht rreth 5200 persona sipas Ministrisë së Shëndetësisë rezultojnë pozitiv në të gjithë vendin.  Rreth 2 mijë më pak se në tetor dhe nëntor. Tirana vijon të mbajë peshën kryesore me gati  gjysmën e të infektuarve. Ndiqet nga Fieri, Durrësi dhe Shkodra. Qarqet e vetme ku numri I të infektuarve ka mbetur me dy shifra janë Dibra dhe Kukësi me përkatësisht 76 dhe 82 të prekur.

Të njëjtën tendencë rënëse kanë ndjekur dhe të shtruarit në spital ku mjekët thonë se 30% e pacientëve  I përkasin moshës nga 19 në 45 vjeç.  48 pacientë më pak se në fund të nëntorit raporton Ministria e Shëndetësisë në dy spitalet COVID në Tiranë. Ndërsa të sëmurët në gjendje të rëndë  kanë pësuar një rritje të lehtë.  Në terapi intensive aktualisht po trajtohen tre pacientë më shumë.

Me ulje po mbyllet muaji dhe sa i përket humbjeve të jetës prej Covid 19.  98 viktima ka shënuar virusi  përgjatë dhjetorit  nga  172  humbje jete që u regjistruan në nëntor.

Në janar të gjithë pacientët me COVID që kanë nevojë për ndihmë të specializuar do të marrin shërbim vetëm tek ish kirurgjitë pasi Infektivi do ti nënshtrohet rindërtimit.

Në varësi të rasteve Ministria e Shëndetësisë ka paralajmëruar se do të aktivizojë dhe skenarë të tjerë.

QARQET ME MË SHUMË TË INFEKTUAR

Tiranë       2381   persona

Fier                579  persona

Durrës          397 persona

Shkodër         349 persona

QARQET ME MË PAK TË INFEKTUAR

Dibër                76 persona

Kukës               82 persona

TË SHTRUARIT NË SPITAL

30  Nëntor       169 pacientë         15 terapi  intensive

24  Dhjetor       121 pacientë          18 terapi intensive

HUMBJE JETE NGA COVID 19

Nëntor     172  vdekje

Dhjetor         98 vdekje

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!