Covid, mbi 10 mijë raste në 24 orë në Australi

schedule11:29 - 27 Dhjetor, 2021

schedule 11:29 - 27 Dhjetor, 2021

Australia ka shënuar mbi 10 mijë raste me Covid në 24 orë, me numrin më të lartë të të infektuarve në NSW, Victoria dhe Australinë e Jugut. New South Wales, është rrethi me më shumë të infektuar përkatësisht 6324, më pas vjen Victoria me 1999  të infektuar.

Queensland, ka regjistruar 784 raste, shumica e të cilave janë varianti Omicron. Australia e Jugut ka regjistruar 842 raste, 35 raste u regjistruan në Tansmani dhe 12 në territorin verior dhe një të infektuar në Australinë Perëndimore.

Ndërsa 19.7 milion persona janë vaksinuar në Australi, përkatësisht 76.7% e popullsisë.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!