Përveç daljes në Foltore, të enjteve, deputetët më kërkues kanë dhe të drejtën e pyetjeve, si mjet kontrolli parlamentar. Por shumë të pakët janë ata që e përdorin. Nga 140 ligjvënës, në periudhën shtator-dhjetor, janë vetëm 9 deputetët të cilët i janë drejtuar institucioneve me kërkesa për informacion.
Më të zëshimit janë nga opozita. Deputetja demokrate Jorida Tabaku i është drejtuar disa herë Ministrisë së Financave, e po ashtu SPAKU-ut për informacione mbi kallëzimet penale. Arsimi dhe shëndetësia kanë qenë më në vëmendje të deputetes Albana Vokshi, duke kërkuar të di më shumë mbi pagat e e punonjësve të shëndetësisë dhe numrin e nxënësve në arsim.
Deputeti Ervin Salianji ka qenë ndër më aktivët. Është interesuar për kontratat koncensionare apo subvencionet në bujqësi. Edhe pse nuk është më kryebashkiak, Zef Hila nuk lë të qetë organet lokale të Shkodrës. Si deputet vazhdon të jetë i interesuar mbi pagesën e taksave në Vaun e Dejës, që e ka drejtuar deri në 2019.
Ajo që u quajt krizë energjitike ndëkohë ka marrë vëmendjen e deputetit demokrat Helidon Bushati, që do të dijë më shumë mbi kontratat e lidhura nga KESH dhe OSSHE. /abcnews.al/