Jahmir Hyka mund të veshë fanellën e Shkëndijës së Tetovës. Mediat në Maqedoninë e Veriut raportojnë se sulmuesi anësor i është ofruar kuqezinjve.
Hyka për herë të fundit është aktivizuar në Kinë me Guizhou dhe për momentin është lojtar i lirë.
Shkëndija do të duhet të bëjë një ofertë të kënaqshme për ta bindur sulmuesin, i cili ka qenë pjesë e Shqipërisë dhe ka luajtur në Bundesliga, Superligën e Greqisë, në Izrael, Norvegji dhe Zvicër, veç Tiranës në Superiore. / abcnews.al