Juventusi ka nevojë për para dhe Matthijs De Ligt do të jetë i sakrifikuari. Klauzola e largimit të tij është 150 milion euro.
Gjithsesi mendohet se bardhezinjtë janë gati ta shesin për rreth 50 milion euro holandezin.
Chelsea dhe Tottenham janë dy klubet e lakuara për të marrë shërbimet e mbrojtësit, ndërkohë që edhe Barcelona mbetet në garë.
Problemi i katalanasve është që nuk ofrojnë dot para, por janë të gatshëm të japin dy lojtarë për shërbimet e De Ligt.
Clement Lenglet dhe Memphis Depay janë lojtarët që katalanasit janë të gatshëm t’i sakrifikojnë për të marrë qendërmbrojtësin e Juventusit. / abcnews.al