Pa këto tre elementë marrëdhënia juaj nuk do të “mbijetojë”

schedule20:04 - 24 Dhjetor, 2021

schedule 20:04 - 24 Dhjetor, 2021

Ne të gjithë kemi nevoja të ndryshme në një marrëdhënie që janë shumë të rëndësishme për ne (sa kontroll do të kemi, si do të komunikojmë, nëse do të qeshim shpesh, etj.). Megjithatë, ka disa faktorë që e bëjnë një marrëdhënie të suksesshme dhe janë të përbashkëta për të gjithë.

Këto përfshijnë shoqërinë, kujdesin dhe mbështetjen dhe janë më themeloret për një marrëdhënie që të “mbijetojë” në kohë, sipas psikologëve dhe këshilltarëve të marrëdhënieve.

Shoqërimi

Nevoja jonë për të ndarë ekziston që në momentin që lindim. Duke u rritur bëhet më intensive dhe bashkëjeton me nevojën tonë për t’i përkitur diku. Kur kjo nevojë plotësohet, ne ndihemi të plotë, të qetë dhe të sigurt.

Butësi

Ne gjithmonë do të dëshirojmë që të tjerët, dhe veçanërisht njerëzit tanë, të na shprehin dashurinë e tyre me fjalët dhe veprat e tyre. Kur partneri ynë është i butë ndaj nesh, ne ndihemi të lumtur dhe besojmë më shumë në veten dhe marrëdhënien tonë.

Mbështetje emocionale dhe afirmim

Shumica e njerëzve kanë nevojë për konfirmim dhe shpërblim në mënyrë që të vazhdojnë dhe të kapërcejnë pengesat që hasin. Kur partneri na mbështet, ne jemi më të sigurt në vetvete, relaksohemi dhe eliminojmë stresin dhe mendimet negative.

Çiftet që kanë arritur të sigurojnë tre elementët e mësipërm në marrëdhënien e tyre, kanë më shumë gjasa të qëndrojnë së bashku për më gjatë. Një kusht, natyrisht, është që sjellja të jetë e njëjtë nga të dyja palët. Në një marrëdhënie të shëndetshme të dy anëtarët kanë nevojë për kujdes, siguri dhe shoqëri. Nëse njëra prej këtyre nevojave zhduket për njërën nga të dyja, atëherë ai është i pakënaqur dhe ekziston rreziku që marrëdhënia të zhvillohet negativisht./abcnews.al