Policia italiane ka arrestuar dy shtetas shqiptarë për trafikim droge në qytetin e Foxhias. Lajmi është konfirmuar nga mediat italiane që citojnë autoritetet. Dy shqiptarët janë identifikuar si Abaz Vrapi 48 vjeç dhe Armand Hasa 29 vjeç. Ata qëndronin në mënyrë të rregullt në Itali. Në operacionin e agjentëve të Foxhias është sekuestruar 500 gramë heroinë dhe 25 gramë marjuanë. Dy shqiptarët kishin tërhequr vëmendjen e policisë italiane për shkak të sjelljes së tyre të dyshimtë me makinën që po udhëtonin. Drejtësia italiane ka dhënë masën e arrestit me burg për dy të arrestuarit./abcnews.al
Itali, policia arreston dy shqiptarë në Foggia për trafikim droge
schedule20:05 - 21 Nëntor, 2017
schedule 20:05 - 21 Nëntor, 2017