Pep Guardola e ka ngritur zërin për një temë shumë delikate në Angli. Kalendari i ngjeshur është një problem që shqetëson trajnerët dhe futbollistët.
“Një grevë e futbollistëve do të zgjidhte problemin. Fjalët nuk vlejnë për asgjë. Premier League mendon në radhë të parë për biznesin dhe jo për shëndetin e lojtarëve.
Jemi i vetmi kampionat që vazhdojmë me tre zëvendësime dhe jo me pesë”, është shprehur mes të tjerash Guardiola, ndërkohë që edhe shoqata e futbollistëve pret një reagim për kalendarin e ngjeshur. / abcnews.al