Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Sarande-Ksamil. Mësohet se një automjet ka dalë nga rruga dhe ka rënë nga një lartësi në vendin e quajtur “Hidrovori”.
Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se brenda ne mjet ndodhen tre të rinj, të cilët janë transportuar në spital.
Fatmirësisht raportohet se gjendja e tyre është jashtë rrezikut për jetën. Sakaq, kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve.
g.v/abcnews.al