Binjakët Ahmed dhe Mohamed lindën të bashkuar në gjoks dhe bark në Spitalin e Fëmijëve Al-Sabeen në dhjetor të vitit 2020. Pas lindjes, mjekët dhe autoritetet shëndetësore në Sana’a i bënë një thirrje urgjente UNICEF-it për të mbështetur mjekimin e tyre.
UNICEF-i mobilizoi burimet dhe mbështetjen për operacionin, i cili u zhvillua në Spitalin Special, në korrik, në Aman, Jordani. Tani, pas disa muajsh shërim pas operacionit të binjakëve, familja është kthyer në shtëpi në Sana’a.
Përfaqësuesi i UNICEF-it në Jemen, Philippe Duamelle, tha se sot, më shumë se kurrë, fëmijët në Jemen kanë nevojë për mbështetje për të realizuar të drejtat e tyre themelore për shëndetin, ushqimin, arsimin, mbrojtjen, si dhe ujin, kanalizimet dhe higjienën./abcnews.al