Basha mbledh Këshillin Kombëtar të PD-së, pritet zëvendësimi i anëtarëve të shkarkua

schedule17:35 - 23 Dhjetor, 2021

schedule 17:35 - 23 Dhjetor, 2021

Të tjera lëvizje në Partinë Demokratike. Kreu i kësaj partie, Lulzim Basha ka thirru sërish mbledhjen e Këshillit Kombëtar, vetëm pak ditë pas mbledhjes së fundit, ku u shkarkuan 9 anëtarë të kryesisë dhe sekretarë, mes tyre dhe Edi Paloka.

Gazetari i ABC, Juxhin Mustafaraj, raporton se në mbledhje pritet edhe zëvendësimi i anëtarëve të shkarkuar si dhe emërimi i kryetarit të Kryesisë së Kuvendit të PD-së.

Të shkarkuarit:

Kryetar i Këshillit Kombëtar: Edi Paloka

Anëtarë të kryesisë:

Flamur Noka

Aldo Bumçi

Gent Strazimiri

Albana Vokshi

Oerd Bylybashi

Si dhe sekretarët:

Ervin Minarolli

Ivi Kaso

Belind Kelliçi

Ledina Mandia

Më herët Këshilli Kombëtar i PD-së, ka miratuar rezolutën e cila u propozua nga kryetari i PD-së, Lulzim Basha ku mes të tjerash dënon Kuvendin e Berishës, për të cilën thuhet se është nul dhe nuk ka asnjë vlerë politike. Sipas rezolutës së miratuar Kuvendi i Berishës është një lëvizje anti-amerikane.
/abcnews.al/ 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!