Nga Leontina Nika
Në prag Krishtlindjes Muzeu Historik Kombëtar prezanton 18 ikona, duke përfshirë edhe ikonën unike të Onufrit.
Rrugëtimi i ekspozitës “Ikonat Mariane” nis me veprën vetme të Onufrit e shekullit të 16- të që është pjesë e fondit të muzeut.
Veprave shfaqin dëmtime dhe domosdoshmëri resturimi. Arti bizantin i largohet botës natyrore duke u përpjekur të paraqesë atë që është e përjetshme, e shenjtë dhe e pandryshueshme. Shumica e veprave që mbijetuan u përkasin kishave.
Drejtori i muzeut thotë se me këtë ekspozitë, do të nis një cikël aktivitetesh , ku do të dalin në pah vlerat e artit bizantin.
Ndërkohë që ky art është pak i njohur sipas specialistes, ndaj këto aktivitete shërbejnë për të nxjerrë në pah vlerat e artit bizantin.
“Këto ekspozita dhe vazhda e tyre do të jetë gjithmonë një qasje kundrejt publikut për të përkrahur dhe përcjellë gjithnjë edhe më shumë ato vlera që i kemi patur, por nuk kemi ditur t’i shoshim”.
Ekspozita do të jetë e hapur edhe në ditët e parë të vitit 2022. /abcnews.al


