I riu vdiq pasi ra nga lartësia gjatë punës, arrestohet përgjegjësi për sigurinë teknike

schedule13:30 - 23 Dhjetor, 2021

schedule 13:30 - 23 Dhjetor, 2021

Përgjegjësi për sigurinë teknike në firmën private ku një ditë më parë u rrëzua nga lartësia dhe humbi jetë punëtori 30-vjeçar, është arrestuar nga policia.

Ndërkohë nën hetim në gjendje të lirë është vënë administratori i formës private. Ndaj tyre rëndojnë akuzat për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë.

“R. Sh., 27 vjeç, me detyrë përgjegjës për sigurinë teknike në një firmë private, si dhe proceduan penalisht shtetasin L. E., 40 vjeç, me detyrë administrator i firmës, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, pasi në firmën ku këta shtetas punojnë, ka rënë nga lartësia dhe për pasojë ka ndërruar jetë shtetasi A. G., 30 vjeç, punëtor”, njofton policia. /Abcnews.al