Rama: Lista e pagave qarkullon prej muajsh në Tik Tok, pse u përdor tani?! Rroga ime dhe e Fevziut s’dilte

schedule13:19 - 23 Dhjetor, 2021

schedule 13:19 - 23 Dhjetor, 2021

Kryeministri Edi Rama deklaroi në konferencën me gazetarët në lidhje me publikimin e databazës që përmban listën e pagave të qytetarëve, se ajo ngjan shumë me atë të publikuar pak para zgjedhjeve ku shfaqeshin të dhënat personale që nga numri i kartës së identitetit. Rama tha se në atë kohë ka qeshur pasi me bindje theksoi se askush që mund të marrë numrin e kartës, nuk mund të futet në llogaritë personale të E-Albanias. Rama u shpreh se të dhënat kanë rrjedhur prej disa muajsh edhe në Tik Tok por janë përdorur pikërisht tani kur qeveria ka paralajmëruar kthimin e të gjitha shërbimeve online.

Lexo edhe: Skandali me pagat, Rama kërkon ndjesë: Të hetohet imtësisht, e qëllimshme për të krijuar destabilitet

“Në rastin e parë marrë vërtetë më të qeshur duke pasur parasysh faktin që kartat e identitetit janë krejtësisht pa relevancë në jetën e qytetarëve, Janë targa sot për sot. Të më marrin mua numrin e kartës nuk kam asnjë problem sepse nuk kanë çfarë bëjnë asgjë. Për t’u futur në E Albania nuk mjafton numri i kartës. Ti ke një kod tëndin. Unë numrin e kartës time jua jap. Nuk hyn kush në llogarinë time. Nuk e bën dot. Duhen të gjitha. Atë e kam marrë me të qeshur. Nuk i duhet askujt numri i kartës Partisë Socialiste. Dhe ka edhe një element tjetër. Databaza e nxjerrë në atë kohë ngjan shumë me databazën e nxjerrë sot. Nuk është një databazë e eksportuar, e punuar copa copa. Aty nuk janë të gjithë, mungojnë rreth 60 mijë të tjerë.

A është kjo koha që ka pasur në dispozicion ai grupi që ka kryer veprime këtë nuk e dimë. Aty ka plot të dhëna që janë të vjetra. Pra mundësia e eksportimit të databazës është e pamundur. Nëse do ishte databazë në Janar nuk do kishte të dhëna të vjetra për njerëz që figurojnë në kompani të vjetra. Ky sistem në vitin 2013 u kthye në kauzë publike dhe hetim të prokurorisë, pati edhe të arrestuar për fshirjen e TVSH. Është marrë masa në bashkëpunim me kompaninë për ta mbyllur këtë rrugë. Këto janë gjëra që duhet t’i thotë hetimi. Tani nuk ka asgjë për të qeshur. Shqetësimi që është krijuar. Rroga ime bashkë me rrogën e Fevziut nuk dilte. Kjo është interesante. Kur vjen puna te marrëdhëniet e brendshme të kompanive private ky është një shqetësim. Këtë herë hetimi shpresoj që të jetë i tillë që të japë mesazhin për këdo që ka akses në sisteme, nuk ia kalon dot lehtë.

Mendoj çdo inspektor që ka akses në sistemin e pagave dhe çdo inspektor që ka pasur akses nga janari deri në sot duhet të merret në hetim. Edhe ata që bëjnë kërcënime nga foltoret. Falenderoj të gjitha mediat që me të drejtën e tyre e kanë komentuar por nuk kanë nxjerrë të dhëna. Edhe ata që nuk kanë bërë këtë krim në portalet e tyre. Ata që janë shmangur nga mosekspozimi i të dhënave në media, dhe kanë përdorur whatsapp, mbase e kanë pasur parasysh këtë gjë. Dhe ky është një fakt interesant. Nuk u shmangën herën e parë, u shmangën këtë herë. Ka edhe një element tjetër që kjo bazë ka dalë në Tik Tok para shumë muajsh. Por nuk është përdorur.

Është përdorur tani. Pse përdoret tani. Dhe pse zëdhënës të non gratave paralajmërojnë të tjera. Kjo është dorë në kërkim të konfuzionit dhe destabilizimit në sensin e pasigurisë publike. Nuk ka asnjë mundësi tjetër. Mbase këtë gjë e ka nxitur që ne për disa javë me radhë kemi ndërmarrë një tur sensibilizim që do mbyllen sportelet. Por ne do ta bëjmë këtë gjë. Nuk do na pengojnë këta që hedhin gurin dhe fshehin dorën. Nuk duan të përfitojnë ata që menjëherë e asociojnë kriminelin me qeverinë. Ky është një rast domethënës deri ku mund të shkojnë njerëz dhe forca të caktuar kundër qytetarëve për qëllimet e tyre”, tha Rama. m.v/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!